Tri viktima në Tiranë, burri vret gruan e vjehrrën në sy të fëmijëve, qëllon edhe veten

Aktualitet

ambulanca14Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burri ka vrarë nusen, vjehrrën dhe më pas edhe veten. Viktimat janë shtetasit  Izaura e Emiljano Rustemi, burrë e grua dhe shtetasja Engjellushe Rustemi, vjehrra e autorit dhe nëna e gruas që mbeti viktimë.

Dëshmitarët kanë thënë se dëgjuan tri të shtëna me armë. Sipas tyre shtetasi Emiljano Rustemi e keqtrajtonte gruan vazhdimisht.

Ai ka qëndruar disa vjet në Greqi ku ka kryer edhe dënim me burg dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cifti ka pasur konflikte dhe mësohet se ka qenë në proces divorci. Tre fëmijët mësohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes.

ME TE LEXUARAT