Topalli: Meta u kthye në klloun, të japë dorëheqjen

Politikë

jozJozefina Topalli nuk i ka pritur aspak mirë ironitë e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ky i fundit i tha se zonja Topalli kishte ardhur me vonesë në seancë pasi ishte bërë gati për protestën duke u zbukuruar. “Kryetari i Kuvendit u kthye në një klloun. Është e paimagjinueshme që mazhoranca të braktisë parlamentin dhe kryetari të mos durojë më shumë se 12 minuta. në rend të ditës ka vetëm, 1 dorëheqja e Metës. Në asnjë vend të botës nuk mund të qëndrojë që kreu i kuvendit të akuzohet nga miku i tij për dy vrasje. Nuk është e rregullt nga ana morale. Do të ishte në të mirë të tij, të drejtësisë të jepte dorëheqjen. Nuk e bëri por mbylli seancën në 12 minuta. Është gati barcaletë”, theksoi Topalli.

ME TE LEXUARAT