Tom Doshi: Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka urdhëruar vrasjen time

Aktualitet

tom-doshi-gjykateGjysmë orë pas mbërritjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist ka dalë prej aty Tom Doshi. Është mësuar se Grupi Parlamentar ka marrë vendimin për ta përjashtuar nga rradhët e tij në mënyrë të menjëhershme. “Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të më vrarë mua. Ka pesë muaj që ja kam bërë të qartë edhe vet Ilirit dhe Edi Ramës dhe kryeprokurorit, dhe prokurorit të krimeve të rënda. Kam njoftuar senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qartë edhe 21 janarin dhe gjatë ditëve në vazhdim do të flasim prapë. Personi që ka marrë përsipër me kry aktin është takuar me ministrin Tahiri. Ja bëra të qartë edhe Edi Ramës nuk shkoj tek asnjë parti por do të krijoj parti të re me kandidat në të gjithë Shqipërinë”, nënvizoi Doshi.

ME TE LEXUARAT