Tom Doshi del nga prokuroria pas 6 orësh dëshmi për "vrasjen", nuk flet për mediat

Aktualitet

tom-doshi-prokuroriTIRANE - Pas 6 oresh deshmi ne prokurorine e Krimeve te renda, deputeti Tom Doshi ka dale nga zyrat e prokuroreve rreth ores 15.35. Per gjashte ore ai ka dhene deklarime para prokurorit Perparim Kulluri, ne lidhje me akuzat qe ka bere per nje plan vrasje ndaj tij.

Doshi ne dalje te prokurorise se krimeve te renda nuk ka dhene asnje deklarate per mediat, pasi dha deklarime per mese 6 ore para grupit te hetimit. Doshi ka deklaruar me pare se do ta dorezonte ne duart e hetuesve videon prej 37 minutash me deshmine e Durim Bamit, per te cilin Doshi thote se ky shtetas kishte marre porosi per vrasjen e deputetit te Shkodres.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda ne prokurori mesohet se Tom Doshi ka deklaruar se Durim Bami kishte marre porosi per vrasjen e tij dhe te Mehill Fufit. Sipas Doshit, pas arrestimit, 36-vjecari Bami nga Fushe Kruja eshte manipuluar nga policia per te dhene deshmine se gjithcka ishte sajuar nga Tom Doshi.

Doshi ne prokurori

Tom Doshi është paraqitur që në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë për tu marrë në pyetje nga prokurorët rreth pretendimeve për skenarin e një vrasjeje të tij dhe të kolegut Mhill Fufi.

Rreth ores 09.30 Tom Doshi i vetem ka hyre ne prokurorine e krimeve te renda ne pergjigje te kerkeses qe i ishte bere per te dhene deklarime.

Doshi mendohet se ka paraqitur edhe videon qe disponon me deshmine e shtetasit Durim Bani si dhe ka dhene deklarime ne lidhje me akuzat qe ka bere.

Marrja ne pyetje e Tom Doshit eshte bere nga prokurori i krimeve te renda, Perparim Kulluri.

Pritet që Doshi të flasë edhe për median e pranishme jashtë ambienteve të prokurorisë në momentin kur do të përfundojë marrja e tij në pyetje nga zyrtarët e organit të akuzës.

 

ME TE LEXUARAT