Tiranë, ra në lumë i dehur, polumbarët e RENEA kërkime për 36-vjeçarin

Aktualitet

polumbaret-reneaaPolumbarët e policisë po kryejnë kërkime për një 26-vjeçar që ka rënë në lumë në zonën e Babrrusë në Tiranë teksa ishte në gjendje të dehur.

Policia tha se po vijojnë kërkimet për gjetien e trupit të 36 vjeçarit që u mbyt mbrëmjen e djeshme në lumë në Babrru.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se më datën 05.03.2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit” afër urës së Babrroit, shtetasin A.R, 36 vjeç, në gjendje të dehur e ka marrë rrjedha e lumit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe një grup i Polumbarëve të Repartit Special Renea, të cilët kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij, por si pasojë e motit të keq dhe errësirës , në orët e vona të natës kërkimet janë ndërprerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkimet për gjetien e trupit të 36 vjeçarit kanë nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe për 6 orë rrjesht, polumbarët kanë kontrolluar gjithë gjatësinë e lumit që prej “Urës së Babrroit” deri në Institut në Kamëz.

Njëkohësisht edhe inspektorët e Policisë së Rendit dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë kërkuar në të dyja anët e shtratit të lumit për gjetjen e trupit. Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 36 vjeçarit, ka thënë policia.

ME TE LEXUARAT