Tiranë, i ofroi policit rrugor 500 lekë, arrestohet qytetari

Aktualitet

rrugorjaaaNjë qytetar është arrestuar në orët e mbrëmjes nga policia e Tiranës.

Burimet zyrtare kanë thënë se është arritur të ndalohet shtetasi Andrea Memollari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndalimi i tij është bërë në rrugën "Ferit Xhajko" në kryeqytet.

I arrestuari, sipas policisë, akuzohet se tentoi të korruptojë punonjësin e policisë rrugore i cili e kishte ndaluar për tejkalim shpejtësie.

Qytetari thuhet se ka dashur ti japë policit një shumë prej 500 lekësh dhe ka rënë në pranga.

ME TE LEXUARAT