Talenti kosovar shkëlqen në Suedi

Sport

arbriSuedia ka zbuluar një talent të ri. Ai është shqiptari Arbër Zeneli, një lojtar nga Kosova që po mahnit futbollin skandinav.

Mesfushori i Elfsborgut dhe Kombëtares U-21 të Suedisë ka marrë lëvdata të mëdha nga ish kapiteni i Suedisë, Anders Svensson, i cili ka luajtur hiq më pak se 148 ndeshje me Kombëtaren e Zlatan Ibrahimoviqit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

38-vjeçari, i cili tani luan në një skuadër me Zenelin, ua ka bërë me dije të gjithë ekspertëve se 20-vjeçari nga Kosova është njëri prej talenteve më të mëdhenj që ka parë ai.

“Për Zenelin mund të them se është njëri prej talenteve më të mëdha që kam parë ndonjë herë. Ai është absolutisht unik në kualitetet që ka”, ka thënë Svensson për ‘Fotbollskanalen.se’.

Por, çfarë thotë mesfushori me tipare ofensive për komentet e Svensson? “Ajo çfarë thotë Svensson të bënë të ndihesh i lumtur, por unë do të vazhdojë të bëjë më të mirën që mundem”.

E ardhmja në Kombëtare

Në intervistën për ‘fotbollskanalen.se’, Zeneli është pyetur edhe për të ardhmen e tij në Kombëtare. Lojtari deri më tani ka kaluar të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, kurse momentalisht luan me U-21.

“Natyrisht dua të përfaqësojë vendim tim, por e di se këtë mund ta bëjë vetëm duke luajtur mirë në skuadër. Unë punojë sa më mirë që është e mundur, kurse thirrja nga Kombëtarja do të ishte një plus dhe një faturë që të bënë të ndihesh mirë”, ka deklaruar Zeneli, duke iu referuar Kombëtares A të Suedisë, pa përmendur e as pyetur për Shqipërinë apo Kosovën.

Ai ka debutuar vitin e kaluar me Elfsborgun, duke kontribuar me katër gola, kurse në dy javët e fundit shënoi dy herë në ndeshjet e Kupës. Kampionati në Suedi ende nuk ka filluar.

ME TE LEXUARAT