Tahiri del pas mbi 3 orësh nga prokuroria: Koha të flasin institucionet

Aktualitet

tahiri flori copyPas më shumë se tre orë dëshmi në prokurori, Ministri i Brendshëm deklaroi se kishte dhënë çdo fakt që dinte dhe që ndihmon prokurorinë për të bërë punën e saj. "Thashë gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Jua thashë Prokurorëve duke shpresuar që kjo që bëj unë, kjo që bëjmë ne të gjithë, është ndihma më e madhe për t’i dhënë kohën e duhur dhe mundësitë e duhura Prokurorisë, që të bëjë hetime të plota dhe të zbardhë gjithçka, lidhur me këtë ngjarje. Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, por është koha për të lënë institucionet që të flasin", tha ai.

ME TE LEXUARAT