Sulmuesi i Real Madrid në shënjester të PSG-së

Sport

benzemanParis Saint Germain ka objektiva të mëdha për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Mediat franceze këmbëngulin se aventura e Edinson Cavanit në “Parc de Princes” është drejt fundit dhe kampionët e Francës për të zëvendësuar bomberin uruguaian kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema. Duket disi e vështirë që Los Blancos të heqin dorë 27-vjeçari francez por kur në mes është një klub si Paris Saint Germaini që zotëron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik gjithçka mund të ndodhë. Në fakt Reali i Madridit prej kohësh është vënë në ndjekje të një sulmuesi dhe nëse te kampionët e Evropës afrohet një mes Harry Kane, Radamel Falcaos dhe Mauro Icardit, Benzema mund të vendosë të provojë një aventurë të re. Paratë e përfituara nga shitja e Edinson Cavanit i cili do të zgjedhë një mes Manchester United, Juventusit apo Arsenalit, klubi francez pritet t’i shpenzojë të gjitha për Karim Benzema. 50 deri në 60 milionë euro do të mjaftonin që Reali të lejonte largimin e sulmuesit të tij. Nëse nuk bëhet i mundur transferimi i 27-vjeçarit francez në qytetin e Kullës Eifel sheiku Nasser Al-Khelaifi e ka gati alternativën rezervë. Sipas mediave franceze ky i fundit do të hidhet në sulm për Sergio Agueron. Argjentinasi është i lumtur te Manchester City por edhe një sulmues si El Kun mund të tundohej nga një ofertë e Paris Saint Germain. Nëse nuk arrin te asnjëri prej të dyve atëherë parisienët do të synojnë të afrojnë në ekip bomberin e Lyonit, Alexandre Lacazzete, i cili në këtë edicion të Ligës franceze ka realizuar 23 gola.

ME TE LEXUARAT