Suarez: Neymar do ta fitojë Topin e Artë

Sport

suarez123Sulmuesi Luis Suarez ka parashikuar se bashkëlojtari i tij Neymar në një të ardhme të afërt do të fitojë Topin e Artë.

Ylli brazilian shfaqi një formë të mirë në ndeshjen e fundit që e fituan ndaj Real Madridit me rezultat 2 me1 dhe në një rast ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë kur vendosi të bënte një aksion solo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga viti 2008 Topin e Artë e kanë fituar vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Suarez ka thënë se Neymari do ta prishë këtë seri.

“Pas vrapimit që bëri Neymari, ai është dashur të godiste sesa të pasonte. Sulmuesit janë egoistë”, ka thënë Suarez. “Ai është një sulmues i vendosur dhe jam i bindur se do ta fitojë Topin e Artë një herë apo dy”.

ME TE LEXUARAT