Studimi: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Soft

universiiUniversi është nisur drejt fundit. Ky proces është i pashmangshëm dhe s’ka asgjë që dora e njeriut mund të bëjë për ta parandaluar.

Një studim i ri thotë se përshpejtimi i përhapjes së universit dhe rritja e pranisë së asaj që njihet si “materia e zezë” (forcë misterioze që tregon se si përhapet e zgjerohet universi, që askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është në të vërtetë) tregojnë që brenda dhjetra miliardë vitesh, galaksitë do fillojnë të përplasen me njëra-tjetrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht ky do të jetë edhe fillimi i fundit të pashmangshëm. Për një njeri dhjetra miliarde vite janë shumë, shumë më shumë, por për ‘kohëmatësin’ kozmik kjo periudhë cilësohet si relativisht e shkurtër.

Teoria e hedhur është vepër e një studimi të një grupi shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë. Studimi është publikuar në “phys.org” dhe grupi i shkencëtarëve thotë se po përpiqet të sigurojë më shumë të dhëna për të dalë me një datë më të saktë për fundin e universit.

Askush nuk e di me siguri se si do të mbërrijë ky fund. Tri janë teoritë kryesore; përthithja e madhe, ngrica e madhe dhe shkërrmoqja e madhe.

E para thotë se në fund graviteti do të jetë aq i fortë sa universi do të ndalojë përhapjen e tij dhe do nisë procesi i anasjelltë; përthithja që do të shoqërohet me përplasje galaksish, yjesh e planetesh.

Teoria e dytë thotë se materiet nuk do të shpërbëhen, por përhapja me shpejtësi e universit do të rrisë radiacionin duke i dhënë fund jetës.

Teoria e tretë shkon në kah të kundërt me teorinë e parë. Sipas kësaj teorie, që ka edhe mbështetësit më të mëdhenj, kur përhapja e universit të jetë më e fortë se forca e gravitetit, atëherë galaksitë, yjet dhe planetet do të humbasin ekuilibrat që i mbajnë duke përfunduar në një kaos të vërtetë.topchannel

ME TE LEXUARAT