Spanjë, prokuroria kërkon burg për presidentin dhe ish-presidentin e Barcelonës

Sport

rosell-neymar-bartomeuJosep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell rrezikojnë seriozisht burgimin. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, organi i akuzës ka kërkuar 2 vjet e 3 muaj heqje lirie për presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe 7 vjet e 3 muaj burg për parardhësin e tij Sandro Rosell, pasi të dy akuzohen për evazion fiskal në rastin e blerjes së Neymar nga Santosi.

Ndërkohë sic kanë konfirmuar burime juridike pranë Gjykatës Fiskale të Antikorrupsionit që po merret nga afër me këtë cështje, pala akuzuese i ka kërkuar gjithashtu gjykatësit të cështjes Pablo Ruz që ta dënojë klubin e Barcelonës edhe me një gjobë prej 22 milionë Eurosh. Blerja e sulmuesit brazilian nga ana e Barcës ka gjeneruar debate të mëdha që kanë kaluar edhe kufijtë e Spanjës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rosell dhe Bartomeu akuzohen për dëme ndaj thesarit të shtetit pasi fshehën vlerën reale për të cilën u ble Neymar nga Santosi për të evituar taksat. Në këtë cështje është përfshirë edhe i ati i futbollistit brazilian i cili kohë më parë është thirrur për të dëshmuar në gjykatë.

ME TE LEXUARAT