Sot protestojnë veteranët e UÇK-së

Kosovë&Rajon

protestaKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, ka vendosur që sot, e hënë, duke filluar nga ora 12:00 të mbajnë një demonstratë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata kanë njoftuar ditë më parë se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe do të vazhdojë drejtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kur paralajmëruan protestën thanë se nuk marrin përgjegjësi për ato që mund të ndodhin. Madje sipas tyre, çfarëdo që ndodh sot, përgjegjësinë e mbanë Komisioni dhe Qeveria e Kosovës, që sipas tyre, po e zvarrisin këtë proces.

ME TE LEXUARAT