Shqipëria pjesë e programit COSME akses në fondin prej 2.3 mld eurosh

Kliko per me shume info

cosme-1-350x197Shqipëria është bërë pjesë e programit COSME të Bashkimit Evropian duke pasur në këtë mënyrë akses në fondin prej 2.3 miliardë eurosh për financimin e SME-ve, program që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme në Bruksel ndërmjet Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe Komisioneres Europiane për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të Elżbieta Bieńkowska.

Kliko per me shume info
Pas firmosjes së Marrëveshjes, Komisionerja Bienkowska i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve që mund të përfitojnë nga fondet e Programit COSME.
Sa i përket programit dhe politikave të SME-ve, Bienkowska shtoi se programi ofron mundësi jo vetëm për financim por edhe për marrjen dhe shkëmbimit të ideve me bizneset

“Aksesi në financë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen SME-të. Unë dëshiroj që të përdorim mundësitë për financim që ky program ofron, në mënyrë sa më eficente për të mbështetur SME-të dhe në të njëjtën kohë, të marrim ide prej vetë bizneseve lidhur me mënyrën më të mirë për t’i promovuar ato”. tha ajo

Nga ana e tij, Ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si një mundësi shumë të mirë për sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimin e tyre. Sipas Ahmetaj kjo është një sfidë për shtetin shqiptar, për të thithur sa më shumë investime të huaja.

“Sot firmosëm një marrëveshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë që quhet COSME. Është një instrument financiar që Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme brenda Bashkimit Europian dhe jashtë tij në vendet kandidate. Rëndësia për ne është që nga fondi i cili në total arrin në 2.3 miliardë euro, sigurisht që Shqipëria ka pjesën e vet proporcionale dhe është një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetet shqiptare, për administratën shqiptare dhe për sipërmarrjen shqiptare që të përfitojë nga këto fonde, nga ky financim qoftë përsa i përket inovacionit, qoftë përsa i përket strukturimit të ndërmarrjeve për të përballuar një konkurrencë akoma dhe më intensive në të ardhmen dhe për të thithur atë që e quajmë “ekonomia e dijes”, në mënyrë që të kalojnë në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik. Është sfidë e drejtpërdrejtë për ne që të arrijmë të thithim sa më shumë fonde në ndihmë të sipërmarrjes shqiptare dhe të përgatisim sipërmarrjen shqiptare që të aplikojë suksesshëm për fondet nga ky program” u shpreh Ministri Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.