Shqipëri-Austri, miratohet marrëveshja prej 4.2 milionë eurosh për ujësjellës- kanalizimet

Aktualitet

komisioni veprimtariseKomisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin miratoi sot Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës- kanalizimeve”.

Marrëveshja parashikon mbështetjen financiare me një granti prej 4.2 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës – kanalizimeve që do të përmirësojë furnizimin e qëndrueshëm me ujë të popullatës dhe sistemet e kanalizimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, ky financim synon të përmirësojë shërbimin dhe menaxhimin e drejtorive të ujësjellës-kanalizimeve.

Marrëveshja e grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës – kanalizimeve, është nënshkruar më 12 dhjetor 2014. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të arrijë përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë shqiptare, nëpërmjet furnizimit më të qëndrueshëm me ujë dhe një situate të përmirësuar të sistemit të kanalizimeve. Ndërsa në vendin tonë janë 57 ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve

ME TE LEXUARAT