Shkruan në Facebook se do vetëvritej, përfundon në burg

Teknologji

facebookShane Tusch, 48 vjeç, postoi me shaka një kërcënim për vetëvrasje në Facebook. Pas kesaj, ai përfundoi i arrestuar dhe në një institucion psikiatrik për gati tre ditë.

Tusch, inxhinier elektrik me kohë të pjesshme nga San Mateo, në Kaliforni, tha se ai donte të testonte programin e ringritur të Facebook për parandalimin e vetëvrasjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pasi kërcënoi se do të varte veten tek Ura Golden Gate, një lexues lajmëroi policinë e cila më vonë e arrestoi.

Tusch tha se atij i ishte mohuar “një trajtim human” dhe i ishte nënshtruar testeve mjekësore. Facebook pas kësaj mbylli llogarinë e tij. Facebook ka zgjeruar programin e tij për parandalimin e vetëvrasjeve në shkurt.

ME TE LEXUARAT