Shkon në 140 milionë euro oferta e klubit anglez për Luis Suarez

Sport

suarez-barcaBosi i Manchester Cityt, sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, duket se është i vendosur që ta blejë sulmuesin uruguaian, Luis Suarez.

Sipas medieve britanike, City është i gatshëm të ofrojë hiq më pak se 140 milionë euro për ta transferuar uruguaianin nga Barcelona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rast se kjo ofertë bëhet zyrtare dhe klubi katalonas e pranon atë, atëherë Suarez do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke e tejkaluar kësisoj edhe Gareth Balen, për të cilin Real Madridi pagoi 99 milionë euro tek Tottenhami në verën e vitit 2013.

Barcelona e transferoi Suarezin në verën e kaluar nga Liverpooli, për 81 milionë euro.

ME TE LEXUARAT