Shkëlzen Berisha: Akuzat e Tom Doshit janë plotësisht të besueshme

Politikë

shkelzen-berisha14“Krimi nuk punon falas”, titullohet komenti i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha në një reagim në lidhje me akuzat që deputeti Tom Doshi bëri ditën e sotme publikisht.

“Deputeti Tome Doshi akuzon publikisht Ilir Meten dhe Edi Ramen se kane dashur ta ekzekutojne ate dhe deputetin Mehill Fufi, me vrases profesioniste. Kjo eshte nje akuze shume e rende, por plotesisht e besueshme, pasi jo me larg se dy muaj me pare, njerez te botes se krimit, qe u lane te lire, me urdher te Rames dhe Tahirit, kercenuan me jete liderin e opozites”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Sipas tij, ne nje vend ku krimi perdoret nga pushteti si arme ndaj kundershtareve nuk mund te kete , as demokraci, as drejtesi dhe as siguri sepse krimi nuk ofron favore te tilla gratis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pushteti e perdor ate ndaj kundershtareve dhe ne kembim, krimi perdor pushtetin per te vjedhur e dhunuar qytetaret”, shkruan Shkëlzen Berisha në faqen e tij në FB.

ME TE LEXUARAT