SHBA, grabitet ngarkesa e arit me vlerë 4 milionë dollarë

Soft

argjenddHajdutë të armatosur kanë vjedhur ari në vlerë prej 4 milionë dollarëve nga një kamion që udhëtonte nga Florida për në Masaçusets, njoftojnë autoritetet amerikane, raporton Associated Press.

Rojet e sigurisë që i jepnin kamionit kanë thënë se ata u ndalën në autostradë pasi kuptuan që automjeti kishte probleme teknike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atyre më pas iu afruan tre persona të armatosur duke i urdhëruar rojet që të shtriheshin në tokë, iu kanë lidhur duart prapa shpinës, ndërsa më pas i kanë çuar në një mal të afërt.

Hajdutët më pas e kanë nxjerrë arin nga kutitë që gjendeshin në kamionë dhe janë larguar nga autostrada, thuhet në një njoftimin e autoriteteve të sigurisë. rel

ME TE LEXUARAT