Serbi, rrëzohet helikopteri i ushtrisë, nuk ka të mbijetuar

Bota

serbi-helikopteriNjë helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se të gjithë njerëzit në bord kanë vdekur, por nuk ka specifikuar numrin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportet e mëhershme kanë treguar për shtatë persona në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja 5-ditëshe.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës. Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.

ME TE LEXUARAT