Serbi, Bregu: Zbatimi i standardeve europiane, nevojë urgjente e rajonit

Politikë

breguNjë delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Majlinda Bregu, kryetare e komisionit të Integrimit, dhe deputetet Esmeralda Shkjau dhe Kejdi Mehmeti, mori pjesë në takimin e 10-të të konferencës së komisioneve të Integrimit të shteteve pjesëmarrëse në procesin e Stabilizim Asociimit të vendeve të Europës Juglindore(COSAP), që u mbajt në Beograd.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalën e saj në konferencë, Bregu theksoi se bashkëpunimi ekonomik, projektet e përbashkëta, çështjet e sigurisë që kërcënojnë Ballkanin, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, transparenca e fondeve të BE-së, dhe më shumë vendimmarrje politike janë të domosdoshme për një rajon që ka nevojë urgjente për të zbatuar standardet europiane dhe për të kthyer politikën tek vlerat.

Në këtë takim, delegacioni shqiptar së bashku me delegacionin e parlamentit të Maqedonisë propozuan që Kosova duhet të jetë anëtare në këtë forum, me të drejta të barabarta me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria merr presidencën e COSAP dhe takimi i radhës i konferencës do të zhvillohet në Tiranë.

ME TE LEXUARAT