Seks 2 herë në javë, ja cilat janë përfitimet

Soft

sePërfitimet e të bërit seks janë të shumta por organi që përfiton më shume nga të gjithë është zemra.  Të bërit seks të paktën dy herë në javë ul rrezikun e goditjes nga infarktet. Seksi në këtë mënyrë, duket se është zgjidhja për ta mbajtur zemrën tuaj të re.

Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët në Institutin e Neu England Research (Massachusetts), të publikuar në gazetën Amerikane të Kardiologjisë, të bërit seks dy herë në javë ul me 45% rrezikun e pësimit të një infarkti në zemër ose zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hulumtuesit amerikanë kanë përfshirë më shumë se 1.000 burra të moshës mes 40 dhe 70 vjeç, të cilët ishin pjesë e një projekti afatgjatë, i cili filloi në vitin 1987.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndoqën për 16 vjet, dhe u pyetën se sa herë kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë javës, muajit dhe vitit.

Testet klinike, të cilëve ata iu nënshtruan, përfshinë edhe kontrollin e shëndetit të zemrës, apo praninë e mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet e këtij studimi treguan se ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kishin më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare se sa ata që në vend të kësaj kanë pasur marrëdhënie seksuale një herë në muaj apo edhe më pak. Kosovarjaco

ME TE LEXUARAT