Reshjet lënë pa drita veriun, OSHE: Po riparojmë dëmet në rrjet

Aktualitet

osheMoti i keq në veri të vendit ka dëmtuar linjat 110 kv të Operatorit të Transmetimit dhe 10 kv të Operatorit të Shpërndarjes duke lënë banorët e këtyre zonave pa energji elektrike.

OSHEE-ja deklaroi sot se  po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara, pavarësisht vështirësive që paraqet moti në zona të caktuara me borë deri në 1 metër trashësi, shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erëra të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gjendje më kritike është rajoni Kukës-Bajram Curri. Në Kukës janë dëmtuar 170 shtylla. Ndërkohë që në qytet gjendja është normalizuar, problem mbeten zonat përreth si Kalimashi, Mamëz, Shënmeri dhe Krumë.

Në Tropojë linjat kanë dalë jashtë funksioni në zonat Geg, Hyseni dhe Lekbibaj.

Në Shkodër janë dëmtuar 80 shtylla, ndërsa shumë linja furnizimi janë jashtë funksioni kurse në Pukë furnizimi me energji është pjesërisht normal. Problem mbeten zonat Qafë-Mali, Lum-Madh e Iballë, ku 70% e rrjetit ajror është në tokë.

Në Burrel ka kufizim të energjisë në Gollobordë dhe Ostren, ku janë jashtë funksioni 4 kabina që furnizojnë zonat Klenjë, Ostren i Madh, Ostren i Vogël, Radovec dhe Orzhanovë. Mungesë energjie ka edhe në zonat Tërnova e Madhe, Tërnova e Vogël dhe Smollik.

ME TE LEXUARAT