Reagon policia: Ja pse i arrestuam Tom Doshin e Mark Frrokun

Aktualitet

policia-doshiPolicia e Tiranes me ane te nje deklarate ka sqaruar aresyen dhe rrethanat e arrestimit te deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ekzekutuar Urdhër-ndalimet për shtetasit Tom Gjek Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si edhe Mark Preng Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë", thuhet ne njoftimin e policise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ketij njoftimi, urdhër-ndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës dhe mbajnë datën 26.03.2015, për veprat penale “Kallzim i rremë”, “Deklarata e rreme përpara Prokurorit” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar përkatësisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a, të Kodit Penal.

Policia tha se shtetasi Tom Doshi u ndalua në banesë, ndërsa shtetasi Mark Frroku u ndalua në ambjentet e firmës së tij, në Tiranë.

"Gjithashtu me autorizim të Kuvendit të Shqipërisë, me vendimet nr. 39 dhe 40, datë 26.03.2015, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë, është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Doshi dhe Frroku", theksohet me tej ne deklarate.

ME TE LEXUARAT