Rama në Itali: Nëse do tia dalim do ta bëjmë vetë sëbashku

Politikë

raNë ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në auditorin e “Aurum” në Pescara, për makrorajonin Adriatiko-Jonian dhe Bashkimin Europian.

Kryeministri iu adresua të pranishmëve me një fjalë, gjatë së cilës theksoi nevojën e koordinimit dhe bashkëpunimi rajonal e më gjerë për të përballuar sfidat para së cilës gjendet sot Europa, si dhe për t’i dhënë qytetarëve rolin e duhur në këtë proces.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një nga sfidat më të mëdha të politikës evropiane, dhe në të njëjtën kohë një nga sfidat më të rëndësishme të secilit prej vendeve tona është të bindim qytetarët që “më shumë Europë” dhe “jo më pak Europë” është mënyra kryesore për të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhemi aktualisht.” Të kërkojmë zgjidhjen jashtë Europës është si të kërkojmë zgjidhjen jashtë historisë. Unë e përsëris se strategjitë makrorajonale duhet të shkojnë në bazën e atyre kombëtare. Sfida jonë e përbashkët duhet të jetë ajo e vendosjes së një bashkëpunimi. Një bashkëpunimi në baze projektesh të bazuara në vizionin e përbashkët europian, duke bërë qytetarët dhe komunitetin protagonistë të këtij procesi”.

Kryeministri nënvizoi se strategjia makrorajonale është rruga e duhur për të konsoliduar bashkëpunimin mes vendeve, si dhe për ti hapur rrugë realizimit të ëndrrës europiane, vendeve aspirantë për anëtarësim në BE.

“Shpresoj që faza aktive e strategjisë makrorajonale Adriatiko-Joniane të realizojë ëndrrën e 4 vendeve anëtarë të Be dhe të 4 vendeve joanëtare. Në periudhë të shpejtë shpresojmë të përfshihen edhe dy vendet Kosova dhe Maqedonia duke e bërë më të plotë kuadrin e bashkëpunimit. Strategjia makrorajonale është një rrugë e re, është një rrugë e re për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve fqinje, por edhe për të forcuar një strategji paqeje përmes bashkëpunimit ekonomik, social”.

Kryeministri konkludoi se projekti strategjik i makrorajonit Adriatiko-Jonian, është me interes të lartë jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Ballkanin dhe Bashkimin Europian. “Të jemi në gjendje të prezantojmë projekte në sektorët e parashikuar, por para së gjithash të koordinojmë idetë dhe përpjekjet për të konkluduar këtë rrugë. Se nëse do tja dalim dhe duhet tja dalim, do tja dalim vetëm së bashku”.

ME TE LEXUARAT