Rama, Meta dhe Tahiri paraqiten në Prokurori, ish-Kryeministri Berisha ende jo

Politikë

rama prokuroriKryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë paraqitur përpara organit të akuzës vetëm një ditë pas kërkesës së shprehur prej Prokurorisë. Që të tre drejtuesit e institucioneve të larta deklaruan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të hetuar sa më shpejt dhe plotë vërtetësinë e deklarimeve të deputetit Tom Doshi i cili gjithashtu ishte në prokurori ditën e djeshme për gjashtë orë. Në prokurori nuk është paraqitur deri më tani ish-Kryeministri Sali Berisha pavarësisht se i është kërkuar një ditë më parë njësoj si Ramës, Metës dhe Tahirit.

ME TE LEXUARAT