Rama, Basha e Berisha urojnë kombëtaren, përgëzojnë italo-shqiptarin De Biasi

Politikë

shqiperi-armeni1515Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kombëtaren shqiptare të Futbollit, pas ndeshjes me Armeninë.

“Pergezime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirenjohje shtetasit me te ri shqiptar, Gianni De Biasi”, ka shkruar Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka komentuar ndeshjen. “Rikthim i fuqishem Kuqezi i kurorezuar me FITORE! Perpara shqipe!”, shkruan Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan urime për kombëtaren. “ Fitoreeee Fitore 2:1! Kombetarja jone ne lartesine me te madhe ne garen europiane! Fitore e shkelqyer e merituar 2:1 per kuqezinjte!

Urimet ne te perzemerta ekipit fitimtar, golashenuesve Mavraj dhe Gashi qe sollen fitoren, Cikalleshit, superyllit te ndeshjes, kapitenit Cana dhe ne vecanti trajnierit shqiptaro - Italian, De Biasi!, komenton Berisha ndeshjen e kombëtares.

ME TE LEXUARAT