Probleme te Milani, superlojtari sinjalizon largimin

Sport

milani2014Problemi është se për sa i përket të ardhmes disi më afatgjatë, De Jong nuk është i bindur se mund të qëndrojë te Milani edhe vitin e ardhshëm.

Te Milani kërkojnë kthesën dhe optimizmi nuk mungon, por ndryshe nga ai i shumë shokëve të skuadrës, optimizmi i Nigel de Jong është relativ apo thënë më thjeshtë varet nga koha. Për sa i përket të ardhmes së afërt holandezi është gati të rikthehet në fushë pas dëmtimit dhe vihet gati në dispozicion të skuadrës për ndeshjen me Cagliarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jam gati, kam punuar në palestër dhe më pas jam bashkuar me grupin, jam në dispozicion për ndeshjen e së shtunës".

Problemi është se për sa i përket të ardhmes disi më afatgjatë, nuk është i bindur se mund të qëndrojë te Milani edhe vitin e ardhshëm.

"Kam folur me Adriano Gallianin si dhe me menaxherin tim. Të shohim se si mund të shkojë, nuk mund të jap garanci".

De Jong nuk është se ka luajtur sezonin e tij më të mirë me fanellën kuqezi. Futbollisti nuk i fshihet përgjegjësive si dhe nuk e fsheh hidhërimin për këtë fakt.

"Ky moment nuk është i vështirë vetëm për ne, por edhe për klubin dhe për tifozët. Duhet të rritemi. Nuk ishte si vitin e kaluar pasi humbëm pikë dhe duhet ende të rritemi. Nëse jam i zhgënjyer nga sezoni? Po, unë dua të fitoj gjithmonë dhe kjo nuk është se ka ndryshuar këtë vit. Futbolli është i tillë, ndodhin edhe sezone negative, por kemi ende dhe 12 ndeshje, Inzaghi? Është trajneri ynë dhe është përgjegjës për këtë situatë ashtu sic jemi edhe ne futbollistët".

Për sa i përket lajmeve nga infermeria, përveç kthimit të De Jong për Inzaghin nuk ka lajme të tjera të mira, mundësitë e De Sciglios për t'u kthyer në fushë ndaj Cagliarit janë pothuajse zero ndërsa dhe Rami e Montolivo nuk kanë shanse për të luajtur të shtunën mbrëma./ssport

ME TE LEXUARAT