Prishtinë, Kuvendi mban seancë për Gjykatën Speciale

Kosovë&Rajon

kuvend kosSot në orën 10 fillon interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me themelimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi është postuar edhe në faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës ku thuhet se kjo interpelancë e kryeministrit Mustafa bëhet “për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP VV”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj Gjykate. Ato kanë thënë se do të votojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që do të mundësonte themelimin e Gjykatës e cila do të merret me hetimin e pretendimeve të dala nga raporti i Dick Martit në Këshillin e Evropës.

Për miratimin e amendamenteve Kushtetuese në lidhje me Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të sigurojë 80 vota për, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

ME TE LEXUARAT