Pret të bëhet baba, futbollisti "braktis" kombëtaren Kuq e Zi

Sport

meha-albanAshtu siç ishte në program, Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biazi vëzhgoi gjendjen e skuadrës, ndërkohë që i ka dhënë leje Alban Mehës për të shkuar në  Gjermani, në pritje të lindjes së fëmijës së tij. Në përfundim të stërvitjes, De Biazi sërish është konsultuar me infermierinë për gjendjen e dy futbollistëve, Debatik Curri, i cili ka shumë mundësi të jetë i disponueshëm dhe  Mërgim Mavraj  i cili ka pak shanse të jetë në formacion, në përballjen e së djelës. Gjatë pasdites pritet një seancë tjetër stërvitore për kuqezinjtë, ndërsa të shtunën do të jetë dhe dita e përgatitjes teknike e takimit. Përgatitjet e kombëtares janë kësisoj drejt përfundimit dhe radha i përket ndeshjes së ditës së djelë, ku kuqezinjve iu kërkohet fitorja, ndoshta si rezultati më i mirë dhe premtues për një kualifikim të mundshëm.

ME TE LEXUARAT