Presidentja Jahjaga në 16 mars vizitë zyrtare në Zvicër

Kosovë&Rajon

jahjaga15Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë në 16 mars një vizitë zyrtare në Bernë, Zvicër.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës Jahjaga, e cila do të pritet në Bernë nga homologia e saj Simonetta Sommaruga, njëkohësisht shefe e Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë zvicerane (DFJP), bënë të ditur burime zyrtare nga kabineti i presidentes zvicerane për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Bisedimet mes Sommaruga dhe Jahjagës do të përqendrohen kryesisht mbi situatën aktuale në Kosovë, migracionin dhe rolin e qeverisë zvicerane në rajon.

Zvicra ka qenë në mesin e vendeve të para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

ME TE LEXUARAT