Presidenti Obama emëron Greg Delawie-n për Ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kosovë&Rajon

greg-delawie-340x200Presidenti Obama emëron Greg Delawie-n për Ambasador të SHBA-së në Kosovë, sapo njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ambasada e SHBA-së ka kënaqësinë të konfirmojë se Presidenti Obama ka emëruar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë. Kushtetuta e SHBA-së kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-së para se të emërojë ambasadorët. Përkundër raporteve të fundit të mediave në Kosovë Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë emërim”, thekson komunikata e sapodërguar.

ME TE LEXUARAT