Policia zbulon 165 raste të dhënies së parave me fajde në Kosovë

Kosovë&Rajon

policia-kosoveShumëkush ankohet se bankat në Kosovë kanë kamata shumë të larta. E në pamundësi që të merren kredi në mënyrë legale, shumë qytetarë u drejtohen fajdexhinjve.

Në fakt ata kanë kamata edhe më të larta, por efikasiteti i tyre në dhënien e parave, i shtyn njerëzit të kryejnë punë. Sidoqoftë, në shumë raste, shkaku i fajdes njerëzit përfundojnë në gjykatë e të tjerë edhe humbin jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamata rritej çdo ditë. Nga 50 mijë euro sa i kishte marrë me fajde për një periudhë dyvjeçare, A.L. detyrohej t'i kthente mbi 100 mijë euro.  Kështu, ai humbi shtëpinë.

Borxhi e detyroi që bashkë me grupin personave që jepnin fajde të përfundonin në pranga të policisë.  Por, ky është vetëm një nga dhjetëra çështje me të cilat po merren institucionet e drejtësisë në gjithë Kosovën.

Në total në gjithë vendin nga viti 2007 deri në vitin 2015, Policia ka identifikuar gjithsej 165 raste të fajdes.

Nga të gjitha qytetet kosovare, Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve të fajdesë me gjithsej 47 përgjatë 9 vjetëve të fundit.

Petrit Kryeziu është një nga monitoruesit e gjykimeve në çështjet e fajdeve në gjykatat në Prizren. Ai tregon se si personat e përfshirë në këto çështje kishin humbur gjithë pasurinë që kishin.

Pas Prizrenit, për nga numri i rasteve të fajdeve, radhitet Peja, Prishtina, Mitrovica e Gjilani. Për të njëjtën vepër penale vetëm në dhjetor të vitit të shkuar policia ka arrestuar 9 të dyshuar në Mitrovicë dhe Skenderaj për veprën penale 'Fajde dhe Detyrim'.

Nga kjo dukuri ka pasur edhe viktima.

Bazuar në nenin 343 të kodit penal të Kosovës, kushdo që merret me fajde mund të dënohet me gjobë ose me burgim prej 6 deri në 12 vjet, në varësi të çështjes.

ME TE LEXUARAT