Plani per vrasjen e Doshit, Agron Kulicaj reagon për akuzat e Saimir Tahirit

Aktualitet

kulicajIsh-Zv.drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit, Agron Kulicaj, ka reaguar ne lidhje me permendjen e emrit te tij nga Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, ne deklaraten lidhur me akuzat per atentat ndaj deputetit Tom Doshi.

"Hedh poshte me neveri akuzat e Ministrit Saimir Tahiri. Shtetasin Fatjon Skenderi nuk e njoh. Jam i gatshem te bashkepunoj me prokurorine per zbardhjen e te vertetes", ka thene Kulicaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ylli Xhakollarin, nuk e njoh nuk kam pasur asnjë komunikim me këtë person-thekson më tej Kulicaj.

Agim Ramën e njoh por kemi mëse një vit që nuk jemi takuar-shprehet më tej ai duke shtuar se as me shtetasin Ymer Lala nuk ka asnje lidhje.

Kulicaj shprehet se kjo situate ka ardhur pasi policia nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndersa shton se me kohe, ceshtja penale duhej referuar ne prokurori.

Reagimi i plote:

"Në lidhje me deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendëshme, ku përmendet edhe emri im si i përfshirë në organizimin e vrasjes së  tij, sqaroj opinionin publik si më poshtë:

Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin tim në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë.

Jam i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit dhe garantoj bashkëpunimin tim në interes të sqarimit të të vërtetës.

Në lidhje me personat e përmendur nga Ministri i Punëve të Brendëshme si të përfshirë në këtë komplot kam për të sqaruar;

1. Shtetasin Fatjon SKENDERI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloje hetimi.

2. Shtetasin Ylli XHAXHOLLARI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo llojë hetimi.

3. Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që unë kam kryer  në Policinë e Shtetit.

4. Me shtetasin Agim RAMA, kam njohje dhe marrëdhënie korrekte shoqërore. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se mund të kemë mbi një vit që nuk jemi takuar dhe nuk kemi patur asnjë komunikim telefonik me të.

5. Me Prokurorin Eugen BEÇI, kam patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që kam kryer në Policinë e Shtetit. Edhe pas largimit tim nga Policia e Shetit kemi  ruajtur marrëdhenie shoqërore dhe jemi takuar  në disa raste në vende të ndryshme publike përfshirë edhe lokalin “VIVAS”.

Sipas vlerësimit tim e gjithë kjo situate është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga Shërbimet e Policisë Gjyqesore në Policinë e Shtetit, veprime këto të përcaktuara në nenin 30 te Kodit të Procedurës Penale.  Policia e Shtetit në përmbushje të detyrimeve të nenit 293 të Kodit të Procedurës Penale duhet të kishte referuar veprën penale të prokurori dhe njëkohësisht të kishte vazhduar kryerjen e hetimeve paraprake. Pretendimet që parashtroi zoti TAHIRI,  se edhe këto hetime janë kryer dhe i janë bashkuar fashikullit të hetimit për ngjarjen e ndodhur me date 1 Shtator te vitit 2014 ku eshte tentuar te vritet shtetasi Fatjon SKENDERI,  provojne mosveprimin e Policise se Shtetit në hetimin e kësaj cështje. Çdo pretendim për mosreferimin e çështjes te prokurori, sipas detyrimeve të parashikuara në nenin 293 të kodit të procedures penale, janë të pa mbështetur në ligj dhe ne praktikën e punës së Policisë së Shtetit.

Edhe një herë deklaroj publikisht se nuk jam i përfshirë në këtë inskenim dhe se jam në dispozicion të çdo lloj hetimi në lidhje me këtë çështje.

Me respekt

Agron KULIÇAJ"

ME TE LEXUARAT