Piloti vrasës: Do të bëj diçka që emri im të mbahet mend

Bota

germanwingsPiloti vrasës Andreas Lubitz i ka thënë ish të dashurës së tij se po planifikonte një akt nga i cili do të mbahej mend përgjithmonë emri i tij, raportojnë sot mediet gjermane.

Ish e dashura e tij ka thënë se Lubitz ishte një njeri i çmendur që ka mundur të fshehë mendimet e tij negative dhe se shpesh ishte zgjuar gjatë natës duke bërtitur: “ne po rrëzohemi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ajo ka treguar se Lubitz vitin e kaluar i kishte thënë: “Një ditë do të bëj diçka që do të ndryshoj gjithë sistemin dhe pastaj të gjithë do më njohin dhe do më kujtojnë”.

Kur ajo dëgjoi për rrëzimin e aeroplanit Germanwings të martën, menjëherë iu kujtua profecia e Lubitzit.

“Nuk e dija se çfarë donte të thoshte, por tani e kam kuptuar”, ka thënë ajo për gazetën “Bild”, transmeton Koha.net.

Problemet e tij personale dhe sjellja e keqe ishin aq të shpeshta sa ajo ishte e frikësuar dhe vendosi të ndahej nga piloti.

ME TE LEXUARAT