Pezullohet aktiviteti i 20 impianteve të përpunimit të naftës

Aktualitet

naftMinistria e Energjisë dhe Industrisë do të pezullojë aktivitetin e mbi 20 impianteve të përpunimit të nënprodukteve të naftës bruto pasi nuk kanë aplikuar për marrjen e licencës së përpunimit. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në qarkun e Fierit dhe nuk kanë respektuar periudhën tranzitore prej 6 muajsh për plotësimin e dokumentacionit të caktuar në ndryshimet e fundit në ligjin për përpunimin e naftës.

Këto ndryshime synojnë vendosjen e impianteve të përpunimit të nënprodukteve të naftës bruto nën kontroll të rreptë për produktet që përpunojnë, cilësinë e tyre apo ndotjen e mjedisit. Autoritetet shtetërore dyshojnë se janë pikërisht këto impiante që deri më tani nuk kishin nevojë të pajiseshin me licencë që hidhnin në treg naftën bruto në kundërshtim me parashikimet ligjore, duke dëmtuar konsumatorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga Ministria e Energjisë thonë se numri i impianteve ekzistuese që kanë aplikuar për licencë ka qenë shumë i vogël.  

ME TE LEXUARAT