Pasioni për ‘selfie’ tradhton hajduten e iPhone-it

Soft

selfiePasioni për “selfie” i një 17 vjeçareje bëri që ajo të zbulohej nga autoritetet për vjedhjen e një iPhone-i. Pronarja e iPhone-it, 23-vjeçja nga Denver, Rawley Bingham, ka thënë se ka qenë në një klub nate më 21 mars kur asaj i është afruar një e panjohur.

“Mu afrua për të më thënë diçka në vesh. Ishte shumë zhurmë dhe ndjeva një lëvizje në çantën time”, ka thënë Bingham.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, para se të kuptonte, iPhone-i i saj dhe vajza e re u zhdukën.

Bingham ka thënë për mediat lokale se edhe pse hajdutja ia ka dalë ta çaktivizojë opsionin “find my iPhone” në iPhone, ajo nuk ka qenë e vetëdijshme për një opsion tjetër në të. iPhone i Bingham ka qenë i sinkronizuar që të gjitha fotografitë t’i dërgojë në faqen e saj në Facebook.

Të hënën, ajo gjeti disa “selfie” të bërë nga e dyshuara. Bingham kontaktoi me policinë në Denver dhe e raportoi si të vjedhur telefonin e saj nga një femër e cila më vonë u identifikua si “Lil Momma”.

“Ajo bën shumë ‘selfie’ nga qendra e Denver. Kaloi një të diel të mrekullueshme”, ka thënë Bingham.

E policia e Denverit ofroi 2 mijë dollarë për këdo që jep informata për vajzën në foto. Mirëpo, nëna e hajdutes, me të parë lajmin, ia mori telefonin vajzës së saj dhe e dorëzoi në polici.

Police ka konfirmuar se iPhone është kthyer. Si pasojë e moshës së re, emri i hajdutes nuk është bërë i ditur.

 

ME TE LEXUARAT