Pas vrasjes së Boris Nemtsov në Moskë, Kastriot Islami ka frikë për Lulzim Bashën

Aktualitet

islami-webVrasja e aktivistit të opozitës Boris Nemtsov e ka bërë Kastriot Islamin e Partisë Demokratike të ketë frikë për Lulzim Bashën. Në një koment të publikuar në profilin e tij personal në rrjetin social Facebook, Islami shkruan “CNN evidenton nje paralele lidhur me vrasjen e Boris Nemtsov dhe arsyen e vrasjes...Paralelja me Shqiperine e frikshme!!!???

Ne Moske, ne 27 shkurt 2015 qellohet per vdekje me arme Boris Nemtsov, ish zevendeskryeminister dhe lideri i fuqishem dhe karizmatik i opozites i cili konsiderohej si alternative e Putinit... Ne Leningrad, ne 1 dhjetor 1934 qellohet per vdekje me arme Sergey Kirov, nje bolshevik i konsideruar konkurent i Stalinit... Ne Shqiperi, ne 8 janar 2015, kercenohet me jete lideri i opozites Lulzim Basha...Rama nuk eshte distancuar nga kjo ngjarje!!!!!”, shkruan Islami.

Më tej ai vijon në këtë linjë duke shtuar “Nje nga arsyet e vrasjes se opozitarit Nemtsov ne Rusi jepet gjithashtu ne analizen e CNN: Kur Kremlini (pra pushteti i Putin) i etiketon publikisht liderat e opozites si armiq, dhe vjell urrejtje ndaj te gjithe kundershtareve qe kerkojne liri, atehere vrasja e opozitarit eshte rezultat logjik pavaresisht se cili ka qelluar mbi te... E njejta gje ndodh me Ramen ne kuvend e ne mediat e tij sherbetore apo me banden e paguar prej tij qe vepron ne rrjetet sociale, te cilat lincojne e demaskojne si ne periudhen komuniste apo me stilin koreano-verior te gjithe perfaqesuesit e opozites dhe kundershtaret politike...”.

ME TE LEXUARAT