Papa Francesku mund të japë dorëheqjen

Bota

papaPapa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të japë dorëheqje nga papati, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Benedicti.

Papa i ka bërë këto komente për një televizion meksikan, në dyvjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndjej se papati im do të jetë i shkurtër. Katër ose pesë vjet, nuk e di, ndoshta edhe dy-tri”, ka thënë Papa Françesku.

Ai është zgjedhur më 13 mars të vitit 2013, duke u bërë latino-amerikani i parë që udhëheq Kishën Katolike. Ndryshe, posti i papës është i përjetshëm.

ME TE LEXUARAT