Paloka: Parlamenti një farsë! S'marrim pjesë në votim

Politikë

palokaNë emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri publik vendimin e marrë duke deklaruar se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Paloka tha se opozita është pro heqjes së imunitetit të tyre, por jo në kushtet kur parlamenti, siç tha ai, është kthyer në farsë dhe kryetari i saj Ilir Meta akuzohet për vrasjen e Doshit dhe demokrat Mhill Fufi. Ky qëndrim sipas Palokës, lidhet me faktin që mazhoranca nuk pranoi të shqyrtonte si provë një video të re që Doshi pretendon se disponon,  sipas të cilit Durim Bamit i është kërcënuar në qeli me jetën e tij dhe të fëmijë në qeli për të dhënë dëshmi të rremë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Skandaloze sepse kreu i Kuvendit akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve, e frikshme sepse shqiptarët mësuan që kupola e fshehu dhe manipuloi këtë ngjarje. Jo më larg se dje u bëmë dëshmitarë të një akti, ku u kërkua vetëm një provë nga deputetët e opozitës që qëndrimi ynë të ishte i qartë dhe i prerë. Një provë e rëndë që akuzonte shtetin se kishte ushtruar presion në qelitë e shtetit të detyronte dëshmitarët për deklarim të rremë. Duke i qëndruar parimit tonë të shprehur prej vitesh se deputetët e PD nuk kanë nevojë për imunitet.  Në bazë të këtij parimi vota jonë është pro, por ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse të frikshme dha skandaloze. Grupi i PD nuk do të marrë pjesë në votim në këtë farsë”, tha Paloka.

ME TE LEXUARAT