Opozitar rus, Navalny, del nga burgu

Bota

navLideri i shquar i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, është liruar nga qendra e paraburgimit në Moskë. Ai ka qëndruar 15 ditë pas grilave, pasi ka shpërndarë fletushka që promovonin një protestë të planifikuar për datën 1 mars. Protesta është shndërruar në marshim përkujtimor për politikanin opozitar, Boris Nemtsov, i cili është vrarë në qendër të Moskës, më 27 shkurt.

Navalny ka shkruar në një blog të tijin se beson që Nemtsov është vrarë “në përputhje me një urdhër të udhëheqjes politike të vendit”, duke theksuar edhe përfshirjen e presidentit Vladimir Putin. Navalny, figura kryesore e organizimit të protestave antiqeveritare më 2011-2012 në Moskë, ka marrë dy dënime me kusht, pasi është shpallur fajtor për vjedhje. Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se rastet kundër tij janë të motivuara politikisht. REL

ME TE LEXUARAT