Opozita ikën nga komisioni i ligjeve: Shkarkimi i Ilir Metës të vihet në rend të ditës

Aktualitet

ligjetDeputetët e opozitës janë larguar nga Komisioni i Ligjeve pasi kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.

“Kërkojmë që shkarkimi i Ilir Metës të vihet në rend të ditës. Kjo çështje nuk mund të kalojë pa u vënë re” është shprehur Bylykbashi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rendin e ditës të komisionit të Ligjeve ishin:

1.  Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve”

2.Projektligji “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”.

3. Projektligji “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”.

ME TE LEXUARAT