Një ditë pas akuzave të Doshit, ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE-së Vlahutin në selinë e PD

Aktualitet

bashaZhvillimet politike, pas deklaratave të deputetit Tom Doshi kanë vënë në lëvizje dhe përfaqësit ndërkombëtar në vendin tonë.

Pas deklaratave respektive të një dite më parë ambasadori  i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Ramona Vlahutin do të jenë kokë më kokë me kreun e PD Lulzim Basha në selinë e PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit zyrtar nga PD dy ambasadorët do të jenë njëkohësisht në zyrën e Bashës në orën 14.00 ku temë pritet të jetë situata pas akuzave të deputetit Doshi.

Sot kreu i PD Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar  apeloi kreun e kuvendit të dorëhiqet nga detyra e tij dhe prokurorisë të nisë hetimet për deklaratat dhe akuzat e deputetit tashmë të përjashtuar nga radhët e PS.

Ambasada e SHBA më herët kishte bërë një deklaratë të ashpër duke përmendur dhe faktin se deputeti Doshi pretendohej të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale duke përshëndetur përjashtimin e tij. Në deklaratë u bëhej apel partive poltike të largojnë nga radhët e tyre të gjithë personat e përfshira në veprimtari kriminale duke kujtuar marrëveshjen për dekriminalizimin.

ME TE LEXUARAT