Një cift i ri hyn në Big Brother Albania 8

Showbiz

cifti-bba8Gjatë kësaj javë një tjetër e papritur për banorët ishte edhe futja e dy banorëve të rinj brenda shtëpisë. Ditën e dielë, teksa banorët shijonin diellin në oborr, brenda shtëpisë hynë dy banorë të rinj. Ata janë Maria dhe Fisniku. Ashtu si banorët e tjerë edhe ata kanë hyrë çift në shtëpi. Po kush janë ata të dy? Ledioni fton publikun që të ndjekë nga një klip për secilin prej tyre.

Kështu Maria tregon se është 33 vjeçe nga Vlora dhe se është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Më pas shfaqet edhe një klip për Fisnikun, 27 vjeç nga Tirana. Ai bën jetën e një të riu të zakonshëm që hun në BB për të realizuar disa nga ëndrrat e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas Ledioni bën lidhen me shtëpinë dhe u kërkon banorëve që të shohin në monitor një klip. Të shfaqen banorët e rinj në momentet e futjen në shtëpi dhe më pas komentet e banorëve të tjerë në dhomën e rrëfimit dhe thashethemet me njëri-tjetrin kundër Marias dhe Fisnikut.

Komentet e banorëve nuk ishin pozitive të gjitha, por Fisniku dhe Maria e mbyllin diskutimin me vetëm një “faleminderit të gjithëve”. Ledioni i pyet secilin se me kë kanë krijuar afrimitet brenda shtëpisë dhe Maria thotë “me asnjërin” ndërsa Fisniku “me zyshën, Eleonorën”.

ME TE LEXUARAT