Nishani në Al Xhazira: Shqipëria anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Politikë

nishani-xhaziraPresidenti shqiptar Bujar Nishani shprehet optimist se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian brenda 10 viteve. Deklaratën e bëri në një  interviste të gjatë në rubrikën “Pa kufij” për gazetarin e Al-Xhazira Ahmed Mansur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar.

“Besoj se kemi potenciale reale për të përmbushur standardet dhe kërkesat për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Jam i bindur se mund të bashkëpunojmë dhe bashkëjëtojmë brenda këtij unioni”, vlerësoi Presidenti.

Bashkimi Europian bazohet në principet e bashkjetesës mes ekonomive dhe kulturave të ndryshme. Ndaj dhe presidenti Nishani thotë se Shqipëria, si pjesë e unionit do të ofronte një vlerë të veçantë.

“Krahas kontributeve të tjera që do të jepte Shqipëria si vend europian, ne mund të ofronim edhe një vlerë të veçantë siç është bashkëjetesa dhe harmonia fetare”, deklaroi kreu i shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa i përket ekonomisë, Nishani e vuri theksin tek përparimi i madh që vendi bëri në një moment mjaft të vështirë për financat europian. Duke përmendur disa kompani të mëdha që kanë pasur një aktivitet të suksesshëm në Shqipëri gjatë 25 viteve të fundit, presidenti ftoi investitorët arabë të investojnë në vendin tonë.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë dhe populli shqiptar ka mirëpritur investimet arabe, në fusha të ndryshme. Kompani të mëdha arabe kanë pasur eksperienca suksesi në fusha si energjia, bujqësia e turizmi”, vuri në dukje Presidenti.

Në këtë aspekt, Nishani vuri në dukje marrëdhënien miqësore që shqiptarët kanë me vendet myslimane, që e ka zanafillën prej periudhës osmane.

Me interes për gazetarin e Al Xhazirës ishte edhe çështja e bandave mafioze dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“ Nuk mund të them se mafia shqiptare ekziston. Kemi krim të organizuar. Për arsye të ndryshme, spekullohet për vendin tonë në këtë pikë. Por Shqipëria bashkëpunon ngushtë struktura ndërkombëtare si INTERPOL dhe EUROPOL për të luftuar me krimin e organizuar. Disa vite më parë ne përfituam lëvizjen e lirë, që e arritëm falë kësaj lufte”, deklaroi kreu i shtetit.

Jashtë vëmendjes, në intervistën që zgjati rreth 50 minuta, Presidenti nuk la edhe persekutimin e klerit dhe shtypjen e shoqërisë gjatë regjimit komunist, periudhë prej të cilës sipas tij, kohët kanë ndryshuar.

ME TE LEXUARAT