Ndërtohet roboti njeri, konsiderohet si "bombë atomike"

Teknologji

IROBOTI-NJERInteligjenca artificiale është përshkruar si një kërcënim që mund të jetë më e rrezikshme se një bombë atomike.

Por pavarësisht nga kjo, ka filluar një garë e ashpër për të krijuar robotë që mund të ndërveprojnë natyrisht me njerëzit dhe të imitojnë disa nga karakteristikat tona unike.

Tani, një robot i modeluar në një fëmijë 4-vjeçar, është zhvilluar me një "ndjenjë të vetes". Roboti i quajtur iCub , që ka qenë në proces ndërtimi për 10 vjet, është i motivuar nga qëllimet dhe mund të shprehë gjashtë emocione në fytyrën e tij, duke përfshirë ngritjen e vetullave dhe gjenerimin e një buzëqeshje të lehtë. Ai u krijua fillimisht nga Instituti Italian i Teknologjisë si pjesë e Projektit të FAA dhe me kalimin e viteve është rafinuar për të qenë në gjendje që të zvarritet, të ecë dhe të kërcejë, të mbajë objekte në duart e tij, të flasë dhe shprehë emocionet. Ky lloj roboti është më human se kurrë.

ME TE LEXUARAT