Ndarja e zonave, Meta: Bisedimet vazhdojnë! PDIU? Nuk mund të flas

Aktualitet

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se ende nuk ka një marrëveshje mes partisë së tij dhe Partisë Socialiste për ndarje zonash në funksion të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas tij, ende po vazhdojnë bisedimet e tij me Kryeministrin për të patur kandidatët më të mirë në këto zgjedhje për mazhorancën. Meta u pyet edhe për çështjen e Partisë Bashkimi për Drejtësi, Integrim dhe Unitet por tha se nuk është i autorizuar për të komentuar ndonjë negociatë me partinë e Shpëtim Idrizit.

Prononcimi i plotë i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Meta, shtypi i shkruar ka publikuar sot një sërë bashkish për të cilat keni rënë dakord me z. Rama, ku LSI do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e 21 qershorit. Do të vijojnë negociatat dhe për bashki të tjera?

Media gëzon të gjitha liritë për të anonçuar të gjitha lajmet që ajo ka mundësi të marrë apo dhe të vetëkrijojë. Kështu që me pak fjalë mund t’ju them se nuk kemi ende një marrëveshje, jo për ndarjen e zonave sepse nuk ekziston ky koncept, por për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie.

A vijojnë negociatat me z. Rama?

Ky është një proces i hapur dhe është një proces mjaft konstruktiv për të cilin nuk ka nxitim. Kështu që ne duhet të presim edhe pak kohë.

Po me PDIU, a po negocion e majta për koalicion?

Nuk mund të flas për gjëra që nuk më takon të shprehem. Pra, e kam fjalën që deri më tani nuk jam në dijeni të diçkaje të tillë.

Partitë politikë zbatojnë gjithmonë afatet e fundit ligjore për të bërë publike listat e tyre, gjë që krijon paqartësi për votuesit? A do ketë përshpejtim të dorëzimit të listave? LSI kur do t’i dorëzojë listat?

Sa më shpejt që të jetë e mundur.

ME TE LEXUARAT