NATO-SHBA stërviten në kufi me Rusinë, Moska në gadishmëri

Bota

nato-detiziShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të NATO-s kanë nisur stërvitjen e tyre ushtarake pranë kufirit me Rusinë.

Ky fakt ka detyruar Presidentin Vladimir Putin të urdhërojë menjëherë flotën e tij detare dhe tokësore të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata është alarmante.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flota ruse përfshin 380 mijë trupa, 41 anije, 15 nëndetëse dhe 110 avionë ushtarakë. “Detyra jonë kryesore është përmbushja e detyrave për t’i ofruar vendit siguri”, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Kremlinit, duke shtuar se sfidat dhe kërcënimet e reja ushtarake kërkojnë përkushtimin e tyre të veçantë.

Sipas disa analistëve rusë, në vend ndihet tension dhe qeveria është shumë e shqetësuar për stërvitjet ushtarake pranë kufirit të tyre.

“Kjo është e çuditshme se pse kjo stërvitje po ndodh në rajonin Verilindor të Europës, i cili është edhe rajoni më i qëndrueshëm jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe ndoshta në të gjithë botën. Veprime të tilla të NATO-s do të çojnë në destabilizimin e situatës dhe do të rrisin tensionet”, u shpreh ministri i Jashtëm rus.

Nga ana tjetër, duket se operacioni euro-atlantik është një paralajmërim i Perëndimit për Rusinë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se stërvitja ushtarake është përgjigje e përfshirjes së Rusisë në Ukrainë, si edhe për aneksimin që i ka bërë Krimesë.

Gjithashtu, si pjesë e Operacionit të Atlantikut, ushtria amerikane së shpejti do të dërgojë një autokolonë me automjete të blinduara ne 6 vende të Europës Lindore për të treguar solidaritet dhe mbështetje për aleatët e saj.

ME TE LEXUARAT