Mogherini: Shqetësim për situatën në Krime

Bota

mogheriniBashkimi Evropian ka thënë se qëndron fuqishëm ndaj politikës së vet, që të mos e pranoj aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, dhe ka shprehur shqetësim për atë që Brukseli vlerëson se është grumbullim ushtarak në këtë gadishull.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në deklaratën e sotme tha se të 28 shtetet e BE-së “mbesin fuqishëm të përkushtuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto komente u bënë në njëvjetorin e referendumit të cilin Rusia e shfrytëzoi si arsyetimin kryesor për aneksimin e Krimesë, që është dënuar dhe vlerësuar si ilegal nga Ukraina, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera.

“BE-ja nuk e njeh dhe vazhdon ta dënoj këtë akt të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare”, tha Mogherini, dhe ka shtuar se “BE-ja e riafirmon shqetësimin e saj të thellë për vazhdimin e grumbullimit ushtarak dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë, përfshirë ndalimin e shprehjes së lirë dhe ndjekjen e pjesëtarëve të minoriteteve”.

ME TE LEXUARAT