Ministrat Haxhinasto – Moskovski: Angazhim për Korridorin 8

Aktualitet

haxhiMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministrin Bullgar të Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve, Z. Ivaylo Moskovski.Ky takim u organizua në kuadër të mbajtjes së Sesionit të VI-të të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Shqiptaro – Bullgar për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar që po organizohet në Tiranë, në datat 19 – 20 mars 2015 dhe vjen vjen pas takimit të 3 Ministrave të vendeve të rajonit në Sofie, ku u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit rajonal si dhe angazhimi konkret për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në vendet e Ballkanit.

Vendet e rajonit janë angazhuar seriozisht në diskutime të koordinuara për hapa konkretë në kuadër të Proçesit të Berlinit, në thelb të të cilit qëndron konektiviteti apo ndërlidhja rajonale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë takimit, palët nënvizuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe nevojën për rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare, inkurajimin e investimeve dypalëshe  dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat e transportit.

 

Në përfundim të takimit, të dy Ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp:

Fjala e Ministrit Edmond Haxhinasto

Përshëndetje, dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për takimin e sotëm me Zotin Moskovski Ministri i Transportit i Bullgarisë, patëm një takim mjaft të frytshëm duke identifikuar çështjet e rëndësishme të axhendës tonë dy palëshe, por sigurisht edhe çështje që përfshijnë të gjithë rajonin. Për marrëdhëniet dypalëshe vendosëm që të realizojmë sa më shpejtë edhe një takim më specifik për fushën e transportit rrugor dhe për transportin detar, sektorë të cilët kanë nevojë për plotësimin e kuadrit ligjor dhe sigurisht edhe për hapa konkret për të forcuar  bashkëpunimin.

Një nga çështjet e rëndësishme që u diskutua sot ishte çështja e korridorit VIII, një korridor i cili kalon nëpërmjet të dy vendeve tona, këtë diskutim sot e bëjmë edhe pas një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar në Tetor të vitit të kaluar nga Ministrat e transportit të tre shteteve , të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe me atë frym të asaj marrëveshjeje se bashku sot me ministrin diskutuam për te ndermarre hapa të tjerë konkret në mbështetje të këtij korridori . Kemi rënë dakort gjithashtu të vazhdojmë kështu koordinimin midis nesh me qellim qe dhe ky korridor që për ne është një korridor europian të ketë përfaqësuesin e tij në komisionin europian dhe kështu ta provojmë atë më tej se bashku edhe me shtete të tjera si Italinë dhe Maqedoninë dhe ta bëjmë atë atraktiv edhe për investimet private . Unë shpreh kënaqësin që këtë bashkepunim ne e thellojmë me një kuadër të shkelqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve , kuadër i cili po merr çdo ditë e me shumë hapa konkret dhe një nga këto hapa konkret është dhe komisioni që do të zhvillohet nesër , komisioni i përbashket ku do të nënshkruhet edhe protokolli i bashkëpunimit. Ku sigurisht cështjet e transportit , bashkepunimi ne fushën e transportit do të jene një kapitull i rëndësishem.

Fjala e Ministrit Bullgar Ivaylo Moskovski

Ju falenderoj zoti Ministër për mirëpritjen e ngrohtë. Gjatë mandatit të qeverisjes së mëparshme në të cilën edhe unë isha Ministër i Transportit kam realizuar një vizitë në Shqipëri dhe tani dua t’ju përshendes për progresin e madh, që po arrini dhe me projektet që keni realizuar dhe me projektet të cilat do të realizoni që ma prezantuat . Shoh që i keni vënë vetes objektiva shumë të mëdha dhe ju uroj sukses që ti realizoni sa më shpejtë që është e mundur. Unë mendoj që në të vertetë erdhi koha që të realizojmë projekte të përbashkëta midis dy shteteve tona të cilat do të kenë përveç rëndësisë rajonale dhe rëndësi europiane. Prej shumë viteve ne po flasim dhe të gjithë jemi dakort që Korridori VIII është shumë i rëndësishëm dhe që duhet ta realizojmë por gjërat në lidhje me këtë korridor ndodhin ngadalë . Secili prej shteteve po përdor mekanizëm të ndryshme për financimin , përdor proçese të ndryshme përsa i përket koordinimit të projekteve . Prandaj jam shumë i lumtur që me kolegun tim ramë dakort që duhet ti përshpejtojmë takimet e përbashkëta me të gjithë vendet pjesëmarrëse te këtij korridori dhe të bëjmë përpjekje së bashku me Brukselin të unifikojmë modelin për realizimin e projektit . Duhet t’ju them që një projekt i llojit të tillë jam i bindur që do të tërheqim shumë investime të  mëdha nga rajone të ndryshme të botës sepse ndryshe është kur një investitor e shqyrton një shtet dhe nuk sheh që nuk ka trafik të mjaftueshëm të mallrave dhe njerëzve dhe ndryshe është kur i shikon në një rajon të tërë ku ka lëvizje më të mëdha të mallrave dhe të njerëzve dhe unë jam i sigurt që me kolegun tim do të bëjmë gjithshka të mundshme që t’i japim këtë qëndrueshmëri rajonit tonë.

Me Bullgarinë ju siguroj që ju keni një mik dhe një partner të mirë dhe unë ju siguroj që gjithshka që varet prej nesh do  të ndihmojmë përpjekjet tuaja në këtë drejtim dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë.

Pyetje : Zoti Ministër doja tju pyesja në lidhje me zbatimin e projektit të rrugës së Arbërit, pyetje e përbashkët për të dy si do të ndikoj kjo për Shqipërinë edhe për Bullgarinë në atë që thatë ju përvec vendeve të rajonit?

Haxhinasto: Projekti i Rrugës së Arbërit siç është bërë e ditur edhe nga media është në një fazë të rëndësishme, kemi dërguar një projektligj në parlament për tu miratuar, projektligj I cili do të jetë I vecantë për këtë projekt duke qënë se kompania Kineze ka sjellë me vete edhe mundësitë financiare pra I ka të gjitha mundësitë financiare për ta financuar atë. Mbas miratimit të këtij ligji pastaj do të filloj një process përsëri transparent negociatash me qëllim që të konkludoj për formulën më të mirë të investimit për këtë projekt të rëndësishëm. Në fakt ne e kemi përmendur edhe në takimin e sotëm edhe me ministrin Bullgar pasi distance midis Tiranës dhe Sofjes do të shkurtohet ndjeshëm edhe nga ky projekt ashtu sic do të shkurtohet edhe distance midis Tiranës dhe Shkupit .

Dëshiroj të them që modeli i tërheqjes së investimit privat , pra forma te ndryshme të PPP ose forma të tjera konçesionarit ne i kemi shumë të rëndësishme dhe të mbështës plotësisht atë që tha Ministri Moskovski dhe do të konsiderojmë të kemi  një model unik për të realizuar një model unik për të realizuar vepra të tilla të rëndësishme sic është dhe korridori VIII që përfshin jo vetëm rrugën por edhe hekurudhën apo fibra optike. Këtë model do ta përpunojnme dhe me partnerët tanë Evropianë por edhe me partnerë që kanë interes në këtë projekt.

Pyetje për të 2 Ministrat: Kur do jetë gati Korridori VIII-të? Ka një afat?

Ministri Haxhinasto: Sigurisht që korridoret aq më shumë ato evropiane nuk janë vepra që kanë një afat të paracaktuara, pasi janë multimodale me shumë forma transporti dhe kërkojnë investime të përmasave të mëdha. Fakt është që Shqipëria ka investuar shumë për Korridorin VIII-të dhe vazhdon të investojë si dhe përmirësimet e vazhdueshme që i bëhen rrugëve janë në funksion të këtij korridori. Po kështu përpjekjet që po bëjme për investimet në hekurudhë janë në funksion të këij korridori. Shumë e rëndësishme për ti dhënë jetë këtij Korridori është krijimi i lehtësirave apo barrierat jofizike që ne quajmë , me qëllimin liberalizim në pikat tona kufitare, për të pasur shërbime sa më të shpejta dhe të lira.

Unë përfitoj nga ky moment për të thënë se Bullgaria ka qenë gjithmonë mbështetëse e vazhdueshme e këtij korridori edhe e integrimit të vendeve të rajonit mes tyre apo edhe integrimit në Bashkimit Evropian dhe për këtë gjej rastin për të shprehur vlerësimin tim maksimal. Me këtë frymë do të vazhdojmë të plotësojmë gjithë segmentet e Korridorit të VIII që do i shërbejë jo vetëm 2 vendeve tona por gjithë vendeve të Ballkanit.

Ministri Moskovski: Në ndërtimin e rrjetit, si e tha edhe Ministri Haxhinasto ka ndërtime të pajisjeve të ndryshme të transportit. Për tu ndërtuar korridori me infrastrukturën e nevojshme duhet të ndërtohen disa porte, më shumë se 1000 km rrugë hekurudhore , transport rrguor dhe disa terminale intermodale, pra është një investim jashtëzakonisht i madh. Cdo shtet gjen mënyra të ndryshme financimi e ndaj ju thashë më parë është mirë të koordinohemi. Po ju marr shembull Bullgarinë në kuadrin të fondit të IPA ne financuam projektin dhe pastaj në kuadër të fondit të zhvillimit rajonal bëmë projektin teknik , në kuadër të fondit të kohezionit po bëjmë ndërtimin por këto janë fonde jo të hapura për Shqipërinë dhe Maqëdoninë.

Nëse për Evropën është prioritet Korrdiori VIII , evroopa duhet ti siguronte qasje Shqipërisë dhe Maqedonisë  në këto fonde për financim normal. Ky do të jetë objektivi ynë për të arritur.

Përgjigja e shkurtër është do të bëjmë ç’është e mundur për realizim sa më shpejtë.

ME TE LEXUARAT